Bimët dhe ushqimet që parandalojnë mpiksjet e gjakut

  • 18 April 2018 - 08:57
Bimët dhe ushqimet që parandalojnë mpiksjet e gjakut

Njerëzit me çrregullime të caktuara duhet pasur kujdes çfarë hanë, në mënyrë që gjakun ta mbajnë larg mpiksjeve. Mpiksja e gjakut është proces nga i cili gjaku trashet në formë të droçkave

SALICILATET

Rrushi parandalon trashjen e gjakut. Kur është e nevojshme, mjekët përshkruajnë aspirinë ditore për të reduktuar rrezikun për trashjen e gjakut dhe për të shmangur komplikimet. Sipas "National Institutes of Health", komponent të aspirinës përgjegjës për reduktimin e rrezikut nga trashja e gjakut janë ato që njihen si salicilate. Salicilatet po ashtu mund t'i hasim në një gamë të gjerë me pemë dhe perime.

USHQIMET E PASURA ME SALICILATE:

Ananasi, Mjalti, Rrushi dhe derivatet e rrushit: vera, uthulla, rrushi i thatë, Frutat e malit: dredhëzat, boronicat, mjedrat, boronicat e kuqe, Kumbullat dhe kumbullat e thata, Portokajtë dhe mandarinat, Ullinjtë, Domatet, Çikorja, Kajsitë, Specat pikantë, Bimët dhe erëzat e pasura me salicilate janë: këri, kanella, specat, shafrani, xhenxhefili dhe menta.

AMINOACIDET OMEGA 3

Sipas "Harvard School of Public Health", aminoacidet omega 3 janë nutriente esenciale që ndihmojnë në rregullimin e droçkave të gjakut. Shumica e njerëzve besojnë se për të plotësuar nevojat me aminoacidet omega 3, duhet të konsumojnë mish peshku. Derisa me të vërtetë peshku është burim i mirë për aminoacidet omega 3, këtë aminoacid e hasim edhe në disa perime, përfshirë lakrën e Brukselit, lakrën jeshile, spinaq. Burime të tjera për aminoacidet omega 3 janë edhe farat e lirit, farat e lulediellit, vaji i misrit dhe soja.

VITAMINA E

Një studim i viti 2011 i publikuar te revista shkencore "Thrombosis Research", kishte ekzaminuar efektin e vitaminave E në formimin e droçkave të gjakut. Ajo që kishin zbuluar ekspertët ishte se vitamina ishte në gjendje të parandalonte formimin e qelizave përgjegjëse për koagulimin, kështu që ka vepruar si antikoagulant. Sipas "Office of Dietary Supplements", vitamina E mund të jetë e pranishme në lloje të ndryshme të vajrave, si dhe në spinaq, brokoli, kivi, mango dhe domate.

(Kosova Sot)