Jargavani si ilaç: Në mjekësinë popullore shëron reumën, sëmundjet e lëkurës dhe shumëçka tjetër

  • 23 April 2018 - 14:12
Jargavani si ilaç: Në mjekësinë popullore shëron reumën, sëmundjet e lëkurës dhe shumëçka tjetër

Jo vetëm se ka aromë të këndshme, jargavani që moti njihet si bimë shëruese. Në mjekësinë popullore përdoret lulja, gjethi, rrënja dhe farat. Për shembull, gjethet ndihmojnë te gripi, sëmundjet e brendësisë së gojës, tretjes jo të mirë, te problemet me frymë- marrjet, temperatura e lartë, shtypja e lartë e gjakut, gurët në veshka. Lulet e jargavanit ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe përmirësimin e lëkurës. Ndihmojnë te skuqjet e lëkurës, ënjtjet, aknet. Po ashtu, lehtëson edhe kollën, bronkitisin, problemet me sytë, zbutin dhimbjet te reuma. Te problemet me tretjen konsumohet çaji i përgatitur nga gjethet e thata. Ekstraktet e jargavanit përdoren edhe në industrinë e kozmetikës për kujdesin e lëkurës së ndjeshme dhe të kuqe.

VAJI PËR REUMË

Përbërësit: Një grusht lule të thata a të jargavanit, Një litër vaj ulliri. Përgatitja: Lulet i vendosni në një kavanoz të madh, hidhni vajin sipër dhe e mbyllni mirë. E mbani në vend me diell për 15 ditë. Më pas e derdhni në një shishe të errët. Me të bëni masazh vendeve ku ndjeni dhimbje tre herë në ditë. Vajin ta ruani në vend të errët. 

 

(Kosova Sot)