5 faktorët pse djersa ka erë të fortë dhe të pakëndshme

  • 23 April 2018 - 17:30
5 faktorët pse djersa ka erë të fortë dhe të pakëndshme

Arsyet pse djersisim janë të ndryshme, por një gjë është e sigurt, djersa pa ndonjë shkak apo nxitje të caktuar nuk duhet të ketë asnjë erë.  Arsyet pse ndonjëherë na vjen erë e keqe mund të jenë të qarta, por ndonjëherë janë të panjohura. Edhe pse të gjithë tentojmë të mbajmë erë të mirë, të paktën një herë në jetë na ka ndodhur që të kemi aromë të keqe.

Po ju paraqesim 5 arsyet pse mbajmë erë të pakëndshme:

Stresi

Djersa si rezultat i stresit është më vështirë për tu kontrolluar. Në fakt kur jemi në gjendje stresi, trupi jonë mund të reagojë në djersitje të tepruar dhe për shkak të nivelit të kortizolit, i cili rritet për shkak të situatave të vështira, ndryshon edhe erën e djersës.

Ankthi 

Ankthi gjithashtu shkakton djersitjen me erë. Është interesante se hulumtimet kanë treguar se njerëzit mund të dallojnë djersitjen e zakonshme nga ajo që shkaktohet si pasojë e stresit.

Përbërja e veshjeve

Ka një arsye pse askush nuk ushtron me këmishë prej poliesteri. Fibrat natyror si pambuku, leshi lejojnë lëkurën të marrë frymë dhe djersa të zhduket. Nga ana tjetër, fibrat sintetike si najloni dhe poliesteri, madje edhe disa mëndafshe natyrore, që mund të duken bukur, por aftësia e tyre për të refuzuar djersën në fakt bën që djersa të merr erë të pakëndshme. Domethënë këto pëlhura në vend që të ndihmojnë për të hequr djersën, ato e mbajnë atë, duke krijuar kështu kushte për zhvillim të mëtejshëm të baktereve.

Deodorantet

Industria kozmetike është që të na mundësojë që të kemi aromë më të mirë dhe të ndjehemi të bukur. Por në vend të kësaj, disa deodorant, antiperspirante dhe kremra të trupit për shkak të përbërësve të caktuar, bëjnë që bakteret të rriten edhe më shumë.

Shprehia e të shkuarit në tualet

Vonimi i shkuarjes në banjo, qoftë ajo e vogla apo e madhja, mund të ndikojë në aromën trupore. Shkencëtarët kanë gjetur se toksinat që lëshohen nga sistemi i tretjes nëpër poret, shkakton ndryshim të aromës trupore. Me fjalë tjera, amoniaku, përmes traktit urinar mund të bëhet aq i koncentruar saqë aroma të del përmes poreve të lëkurës.

(Kosova Sot)