Disa mënyra për të rritur nivelin e hekurit në gjak

  • 24 April 2018 - 18:11
Disa mënyra për të rritur nivelin e hekurit në gjak

Për të ngritur nivelin e hekurit në gjak, shmangni kombinimet e caktuara të ushqimeve që ia vështirësojnë punën trupit për të absorbuar hekurin, si dhe konsumoni ushqime të caktuara, transmeton "Kosova Sot Online".

HANI USHQIME QË KANË HEKUR

Hani mish të kuq për të ngritur nivelin e hekurit në gjak. Po ashtu, për të pasur nivel të ekuilibruar të hekurit, duhet të hani ushqime të shëndetshme. Shkaku kryesor i mungesës së hekurit është mungesa e nutrienteve. Pasi që hekuri është mineral, mund ta gjeni në ushqimet natyrale, që për bazë kanë bimët po ashtu dhe kafshët. Hekuri që e marrim nga kafshët absorbohet më lehtë. Burimi kryesor është mishi (sidomos ai i kuq). Hekuri nga bimët absorbohet më vështirë, por është po aq i shëndetshëm. Opsionet më të mira janë bishtajat, perimet me gjethe të gjelbër dhe arrat.

SHTONI KONSUMIMIN E VITAMINAVE C

Në mënyrë që hekurit të absorbohet më së miri, duhet të shndërrohet në ferritinë. Ky proces ndodh nga gjendja e lëngjeve gastrite në trup. Trupi duhet të përmbajë acid hidroklorik dhe vitamina C. Për më shumë, duhet të përfshini ushqime të pasura me vitamina C, si: limon, portokaj, brokol dhe speca.

USHQIMET QË E BLLOKOJNË HEKURIN

Sikurse që ka ushqime që duhet konsumuar në mënyrë që të rritet niveli i hekurit, po ashtu ekzistojnë edhe ushqime që e bllokojnë këtë proces dhe këto ushqime duhet shmangur. Këto ushqime janë: Vezët: përbërësit që i posedojnë vezët, parandalojnë trupin nga absorbimi i bimëve që për bazë kanë hekurin. Qumështi: kalciumi që është i pranishëm në qumësht dhe prodhimet e tij parandalon absorbimin nga produktet e kafshëve dhe bimëve kur konsumoni më shumë se 300 mg për ditë. Çaji: oksalatet në çaj ndikojnë në absorbimin e hekurit nga bimët. Nuk rekomandohet që të pini çaj me ushqimet që kanë shumë hekur. Çokollata dhe kafeja: përbërësit e tyre fenolikë parandalojnë absorbimin e hekurit nga bimët.

(Kosova Sot)