PËRGATITENI VETË QUMËSHTIN E BADEMI

  • 25 April 2018 - 15:06
PËRGATITENI VETË QUMËSHTIN E BADEMI

Bademet janë shumë të shëndetshme, kanë përparësi të shumta, janë burim i pasur për yndyra të shëndetshme, proteina, flavonoide, antioksidues dhe fenole. Prandaj trupit i japin energji. Por, qumështi i bademit i përpunuar në mënyrë industriale nuk është aq i shëndetshëm, sepse i shtojnë shumë ujë, ëmbëltues e aditivë. Përgatitja e qumështit të bademit, sipas mënyrës tonë, është e thjeshtë. Krejt çfarë duhet është të merrni badem dhe gjatë natës t'i lini të shtypur në ujë, të bluhen më pas dhe të përzihen me tri gota ujë. Përzierjen e kaloni nëpër garzë, e hidhni në kavanoz dhe e mbani për 3 ditë në frigorifer. 

 

(Kosova Sot)