Përgatitja shtëpiake që ul shtypjen e gjakut, por ofron edhe kalium dhe vitaminë C

  • 25 April 2018 - 17:23
Përgatitja shtëpiake që ul shtypjen e gjakut, por ofron edhe kalium dhe vitaminë C

Provojeni këtë "smoothie" me banane dhe me portokaj. Freskimi dhe vetitë e dobishme për shëndetin përmes tij janë të garantuara.

Përbërësit:

Lëngun nga 3 portokaj, 1 banane, Pak kanellë.

Përgatitja:

Shtrydhni lëngun nga të tre portokajtë apo mund t'i shtoni edhe të tillë, nëse nuk ju pengon lëngu më i trashë. Mund të përdorni një portokall të madh të portokalltë dhe dy me ngjyrë të kuqe në mënyrë që përzierja të marrë ngjyrën e kuqe. Qëroni bananen e ngrirë e nëse nuk keni të ngrirë, mund ta përdorni një të freskët, shtoni kanellën dhe sipas shijes tuaj ta bluani në blender. Sipas dëshirës kanellën mund ta shtoni në sipërfaqen e lëngut, apo nga sipër t'ia shtoni pak arra të bluara. 

 

(Kosova Sot)