5 gjëra që nuk duhet t’i bëni asnjëherë kur jeni me stomakun bosh

  • 22 May 2018 - 10:35
5 gjëra që nuk duhet t’i bëni asnjëherë kur jeni me stomakun bosh

Mungesa e energjive mund të ndikojë në shumë mënyra tek ne dhe kjo gjë lidhet drejtpërdrejtë me dietën ushqimore. Është e kuptueshme se nuk mund të jeni gjatë gjithë kohës me stomakun plot, por ka disa gjëra që nuk mund t’i bëni asnjëherë kur jeni me stomakun bosh.

Mos u shtrini asnjëherë për të fjetur

Duhet të krijoni një hapësirë prej 2-3 orësh ndërmjet vaktit të fundit të ushqimit dhe kohës për të fjetur. Pini një gotë qumësht ose konsumoni një mollë përpara se të flini.

Mos merrni asnjëherë një vendim

Duke marrë një vendim me stomakun bosh do të ndryshojë të gjithë performancën tuaj dhe do t’u bëjë të ndiheni të penduar më vonë.

Mos u ushtroni intensivisht

Duke u stërvitur me stomakun bosh nuk do të arrini maksimumin e potencialit tuaj, sepse trupi juaj ka më pak energji. Kështu më e mira është që të konsumoni fruta të thata ose një frut përpara se të shkoni në palestër.

Mos përtypni asnjëherë çamçakëz

Mos përtypni çamçakëz, sepse mund të çojë në inflamacion të stomakut. Asnjëherë mos përtypni një çamçakëz për më shumë se 10-15 minuta.

Mos pini asnjëherë kafe

Duke pirë kafe me stomakun bosh jo vetëm që shkakton probleme në zemër, por do të keni edhe shumë probleme me tretjen. Shumica e njerëzve e anashkalojnë mëngjesin edhe pas pirjes së kafes duke i bërë gjërat akoma dhe më keq. 

(Kosova Sot)