Top-ushqimet kundër kollës

  • 23 May 2018 - 15:52
Top-ushqimet kundër kollës

Sezoni i ftohjeve ndodh edhe në këtë periudhë kohore, por kolla, sipas mjekëve, nuk është gjithmonë shenjë e ndonjë sëmundjeje të rëndë. Trupi në këtë mënyrë provon t'i pastrojë rrugët e frymë- marrjes dhe ta heqë mukozën e grumbulluar. Për këtë ekzistojnë përbërës natyralë që ju ndihmojnë fëmijëve. Qepa e kuqe me mjaltë është ilaç i hatashëm kundër kollës. Qepa është antioksidues i pasur me vitamina C e B6, e ka efekt prej antibiotiku. Nevojitet që ta vloni ujin dhe ta ftohni në 30 deri 40 gradë. Aty mund të shtoni 5 ml sheqer. Një tjetër ilaç është rrepka e zezë me mjaltë. Rrepka le të shtypet, futet në mjaltë dhe vendoset në enë. Më pas e shtrydhni për ta lëshuar lëngun, pini nga tri lugë në ditë. Për shurupin nga karota, vloni 2,5 dcl lëng të freskët të karotës me pak ujë dhe shtoni 2 lugë mjaltë. Shurupi nga karota është ilaç tradicional kundër kollës. Të merrni 3-4 lugë në ditë.

 

(Kosova Sot)