Provoni këto 4 pije të shkëlqyeshme për humbje në peshë

  • 24 May 2018 - 08:52
Provoni këto 4 pije të shkëlqyeshme për humbje në peshë

Qëllimi i këtyre pijeve është t'ju ndihmojnë të humbni në peshë dhe të keni një ushqim të ekuilibruar të pasur me nutriente. Kjo është tema kryesore për shumë njerëz në mbarë botën. Nëse jeni një nga ata persona që në mënyrë të vazhdueshme kërkoni mënyrë efektive dhe të shëndetshme për të humbur në peshë, duhet t'i provoni këto pije

SHALQI DHE UJË LIMONI

Shalqiri është sinonim për trupin e njeriut për të humbur në peshë. Vepron menjëherë, pasi është diuretik efektiv. Lëngu i limoni nga ana tjetër është aleat për humbje në peshë. Në të njëjtën kohë, do të humbni peshë në mënyrë krejt të shëndetshme Përbërësit: • 1 rriskë shalqiri; • 3 gota lëng limoni; • akull. Përgatitja: • në një kavanoz përzieni lëngun e limonit dhe shalqirin. • më pas, shijoni shijen e thartë pak nga pak. Nëse ju pëlqen, e lini ashtu për t'ju freskuar. • shtoni rriskat e shalqirit në ujin e limonit. • përzieni derisa shalqiri të jetë tretur. • shtoni akull sipas dëshirës. 

PORTOKALL, LIMON DHE LËNG GREJPFRUTI

Pa marrë parasysh se në cilën stinë jeni, përgatitja e pijeve të mira për të humbur në peshë me kombinimin e agrumeve gjithmonë është mënyra e përsosur për të humbur në peshë. Lëngu i limonit përmban vitamina C dhe aminoacide. Pos se forcon sistemin imun, ka edhe shije të bukur. Kjo e bën edhe më të lehtë qëllimin tuaj për humbje në peshë. Përbërësit: • 1 gotë lëng portokalli • lëngun nga gjysmë limoni • lëngun nga gjysmë grejpefruti Përgatitja: • derdhni lëngun e portokallit në enë. • për të ekuilibruar agrumin, shtoni lëngun nga grejpfruti. Menjëherë do ta vëreni dallimin kur bëhet fjalë për densitetin midis tyre. • përzieni përbërësit derisa të bashkohen mirë. • shtoni edhe pak lëng limoni. E shërbeni të ftohur në temperaturë të dhomës. 

KIVI DHE LËNGU ME SPINAQ

Ndoshta jeni skeptik për kombinimin e pemëve dhe perimeve për të përgatitur një lëng. Është koha ta ndryshoni atë ide aspak të saktë. Kjo përzierje është shumë e shëndetshme dhe e lehtë për ta përgatitur. Përbërësit: • 1 kivi • 3 fletë spinaqi • 2 gota ujë të ftohtë • 1 lugë ëmbëltues artificial Përgatitja: • preni kivin në pjesë të vogla • copëzat i derdhni në blender bashkë me ujë. • mos harroni të përfshini gjethet e spinaqit në përzierje. • përzieni të gjithë përbërësit dhe shtoni ëmbëltuesin. • e shërbeni në gotë dhe e dekoroni sipas dëshirës.  

LËNGU I BORONICAVE TË KUQE

Me siguri se dini shumë për vetitë shëruese të boronicave të kuqe. Janë ideale kundër infeksioneve dhe një nga komponentët kyç për eliminimin e yndyrave në trup. Kombinuar me ujë të ftohtë, apo i përgatitur si 'smoothie' në mëngjes, ndihmon me eliminimin e yndyrave. Përbërësit: • 2 gota ujë të ftohtë ose qumësht të skremuar • 1 gotë boronica të kuqe Përgatitja: • qumështin ose ujin e vendosni në blender. • shtoni boronicat e kuqe. • përzieni derisa të bashkohen. • e shërbeni me apo pa akull. 

(Kosova Sot)