Receta e thjeshtë, e cila zhbllokon hundët e bllokuara
Dihet fare mirë se gjyshet tona gjithçka kanë shëruar me mjekësinë popullore dhe përbërësit që i kanë në shtëpi. Kjo ka ndodhur edhe me hundën e bllokuar. Krejt çfarë ju nevojitet për ilaçin natyral kundër bllokimit të hundës është soda e bukës,transmeton gazeta Kosova Sot.
Receta:
Ju nevojitet një enë e gjerë, në të cilën do të hidhni ujin dhe do ta vloi. Kur të ketë vluar uji në enën, e hiqni nga pllaka, ia shtoni një qese me sodë të bukës, vendosni fytyrën sipër avullit dhe e thithni atë avull. Bëjeni këtë tri herë në ditë, për së paku pesë ditë rresht.
(Kosova Sot)