'Dieta ushtarake', e preferuara nga të famshmet, përfshirë Khloe Kardashian, që pohon se shkrin 4.5 kg në 3 ditë

  • 21 June 2018 - 16:15
'Dieta ushtarake', e preferuara nga të famshmet, përfshirë Khloe Kardashian, që pohon se shkrin 4.5 kg në 3 ditë

Përderisa disa dieta kanë qasje të ngadalshme dhe të qëndrueshme ndaj ndryshimit të shprehive të stilit të jetës, dietat tjera si 'dieta ushtarake' përcaktohen për rezultate më të shpejta. Dieta është një nga dietat më në trend dhe thuhet se ju ndihmon ta zvogëloni madhësinë për fustane, ose të humbni 4.5 kilogramë për vetëm tre ditë. Thuhet se dieta është përpiluar nga dietarët ushtarakë amerikanë për t'u ndihmuar ushtarëve që të futen në formë. Është këndej tash e disa vite por së fundmi ka rritur popullaritet pasi që kanë aplikuar një numër i madh i yjeve, përfshirë Khloe Kardashian. Ushqimi i planit përfshin të hani kombinime të veçanta të ushqimeve për një periudhë treditore, para se të aplikoni dietën e rregullt për katër ditët e mbetura. Dita tipike në planin tre-ditor përfshin një vezë, një rriskë bukë të thekur dhe gjysmë banane, përcjellë nga një rriskë djathë, një vezë të zier fort dhe pesë keksë me oriz për drekë dhe më pas 200 g proshutë, një gotë brokol, 1/2 e gotës karota, 1/2 e bananes dhe 1/2e gotës akullore me vanilje për darkë. Kjo në total sjell midis 1,100 dhe 1,400 kalori në ditë. Nëse qëllimi juaj është të humbni më i madh se humbja prej 4.5 kilogramë, besohet se këtë dietë mund ta aplikoni derisa ta arrini qëllimin tuaj. Dieta, që e ka përdorur edhe Khloe, është përdorur në të kaluarën për të ndihmuar për humbjen në peshë, me gjasë dallohet përse jep rezultate kaq mbresëlënëse. Khloe, që ka lindur vajzën e saj të parë True Thompson, në muajin prill, së fundmi në "Twitter" ka zbuluar se si mbështetet në dietë afatgjate, në plan më pak intensive kur bëhet fjalë për regjimin e saj të fitnesit dhe dietës. 'Të jesh në dietë është e hatashme por nuk ofron rezultate tipike afatgjate', ka shkruar ajo. 'Unë po ashtu besoj se ushtrimet janë po ashtu shumë të shëndetshme për secilin individ për të arritur ritmin dhe secili individ duhet të ketë ritmin e vet individual'. Por, a është kjo dietë ushtarake e duhura për secilin? Nutricistja dhe trajnerja e njohur, Gabrielle Maston, ka thënë se dieta vetvetiu duket të jetë e ngjashme me planet e agjërimit që aktualisht janë shumë popullor. 'Nëse reduktoni konsumimin e kalorive më pak sesa që jeni duke i konsumuar, natyrisht do të humbni në peshë. Në vend të dietës "Aitkins" ose "5:2", është "3:4", ka thënë ajo. 'Por problem me ndalesat e mëdha është se në ditët e konsumimit 'normal' ka mundësi të dëgjimit të qejfit - mirëpo kjo varet nga personi'. Kur bëhet fjalë për pohimet se dieta ushtarake humb 4.5 kilogramë Brenda një jave, zonja Maston thotë se ajo nuk është e bindur. 'Në termin e kompozimit të dietës, duket të jetë e lartë me proteina - e dietat me nivel të lartë të proteinave nuk humbasin aq shumë masë muskulore, por humbni më shumë yndyrë', ka thënë ajo. 'Megjithatë, për të humbur atë sasi të peshës për tri ditë, është e vështirë për t'u bërë. Mundet të ndodhë nëse hiqni dorë nga të gjitha karbohidratet'. Zonja Maston ka thënë se konsumimi i ulët i kalorive dhe ushtrimet ditore për 30 deri 45 minuta, brenda një jave mund të humben një deri dy kilogramë.

 

 

(Kosova Sot)