Specat e papërpunuar, burim për vitamina C

  • 21 June 2018 - 16:14
Specat e papërpunuar, burim për vitamina C

Vera është koha ideale që në meny të përfshihen pemë dhe perime të papërpunuara, që mundëson organizmin më mirë t'i shfrytëzojë vlerat shëruese të disa ushqimeve të caktuara. Kështu konsumohen më pak yndyra që zakonisht përdoren në përgatitjen e ushqimit, që kontribuon me shkrirjen e kilogramëve. Perimet janë me vlerë të ultë energjike dhe me volum të madh, e me këtë ndikojnë të ngopeni më shpejtë dhe të humbet në peshë. Disa lloje konsumohen të papërpunuara e disa të tjera të ziera ky është rast edhe me specat e papërpunuar që kanë dy herë më shumë vitamina C sesa portokajtë. Marrë parasysh që specat janë më efektiv në gjendjen e freskët, më shumë duhet t'i konsumoni në formë të sallatës sallata është e shëndetshme kur specat i preni në copëza dhe erëzoni me kripë deti, vaj ulliri dhe uthull molle. Një sallatë si kjo parandalon paradentozën dhe përmirëson shikimin.

 

 

(Kosova Sot)