Vetitë pozitive të qershisë në organizëm

  • 23 July 2018 - 08:24
Vetitë pozitive të qershisë në organizëm
Përfundimisht filloi sezoni i qershive. Prandaj, mos hezitoni, konsumojeni këtë pemë. Që nga lashtësitë, qershia është konsideruar një pemë e dobishme. Kjo tani është vërtetuar edhe nga shkenca. Qershitë përmbajnë vitamina, minerale, fibra dhe ato e kanë indeksin më të ultë glikemik. Janë edhe të pasura me kalium, i cili mundëson nxjerrjen e ujit nga organizmi. Qershitë po ashtu janë në vendin e tretë nga të gjitha pemët sa i përket uljes së kolesterolit në gjak. Nëse vuani nga ndonjë formë e alergjisë, astmës, migrenës, apo nëse keni ndonjë inflamacion, në vend të tabletave konsumoni qershi, meqë ato janë të pasura me antioksidues dhe kanë efekt antiinflamator. Njëzet qershi në ditë bëjnë sa një aspirin, apo andol. Ajo që nuk dihet nga shumëkush, është edhe fakti se qershitë janë efikase për humbjen e kileve të tepërta. Vlera energjetike e 100 g qershish është vetëm 32 kalori. Përpos kësaj, ato kanë sasi të mëdha të ujit, nuk kanë yndyrë dhe e përshpejtojnë metabolizmin. Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur, atëherë mjafton që të konsumoni rreth 250 g qershi në ditë, që të ndiheni shumë më mirë. 

(Kosova Sot)