Dieta me shalqi: Largon kilogramët dhe pastron organizmin

  • 29 August 2015 - 08:19
Dieta me shalqi: Largon kilogramët dhe pastron organizmin

Shalqiri është mënyra e duhur për t’u freskuar, por edhe të humbni kilogramët shtesë. Kjo perime e ëmbël ndihmon në humbjen e kilogramëve, falë asaj që mashtron urinë dhe ndikon dobishëm në sistemin tretës. Shalqiri përmban sasi të lartë të ujit, madje rreth 92 për qind, ndërsa vlera të ulëta me kalori: 100 gramë të kësaj perime kanë vetëm 30 kalori, prandaj edhe paraqet zëvendësim të shkëlqyeshëm për ëmbëlsira, prandaj edhe përdoret në regjimin dietal të ushqimit, trasmeton Kosova Sot Online.

Mirëpo, shkaku i indeksit të lartë glikemik, personat me mbipeshë nuk duhet ta teprojnë me konsumimin e tij. Nëse të njëjtët nuk mund t’i bëjnë ballë shijes së tij, atëherë duhet ta kombinojnë me ushqimet me nivel të ulët glikemik si mollët, qershitë, kungulleshkat, domatja, perimet e gjelbra. Shalqiri është i pasur me sheqerna të thjeshta, sidomos me fruktozë dhe pektinë, e më pas edhe me mineralet si  hekur, natrium, kalium, magnez, pastaj me vitaminat C, A, B1 dhe B6.

Përmban likopenin, njërin ndër antioksiduesit më të fuqishëm, i cili ia dhuron ngjyrën e kuqe dhe shijen freskuese. Është vërtetuar se likopeni mbron nga  kanceri i prostatës, gjirit, qafës së mitrës dhe kanceri i mushkërive. Po ashtu, përmirëson edhe vlerën e gjakut, ndërsa enët e gjakut i mbron nga shtresat dhjamore, e po ashtu ndikon edhe në largimin e helmeve dhe materieve të tjera të dëmshme nga organizmi.

Dieta me shalqi

Kafjalli për çdo ditë mbetet i njëjtë: Një pjesë shalqi dhe pija juaj e preferuar e mëngjesit (kafe, çaji i gjelbër). Pjesë parashikohet të jetë pjesa prej 300 deri 350 gramë shalqi.

Dita e parë

Dreka: 100 g mish gjedhi të gatuar, 100 g oriz të gatuar me sos, një pjesë shalqi.

Darka: 50 g djathë, një pjesë bukë të thekur.

Dita e dytë

Dreka: bukë të thekur 50 g gjoks pule, një pjesë shalqi.

Darka: 100 g mish peshku nga skara, një rriskë bukë të thekur, sallatë sezonale.

Dita e tretë

Dreka: 30 g shpageta me djathë dhe domate, një pjesë shalqi.

Darka: sallatë e përzier me domate, tranguj, speca, qepë dhe sallatë të gjelbër, 50 g djathë të freskët, një pjesë shalqi.

Dita e katërt

Dreka: një pjatë supë me perime, një rriskë bukë të thekur, 50 g mish pule të zier, një pjesë shalqi.

Darka: 2 patate të ziera, sallatë sezonale, një pjesë shalqi.

Dita e pestë

Dreka: 50 g mish gjedhi të gatuar me kërpudha, një rriskë bukë të thekur, një pjesë shalqi.

Darka: 50 g djathë të freskët, 2 rriska bukë të thekur, një pjesë shalqi.

(Kosova Sot)