RËNIET E SHPEJTA TË TEMPERATURAVE - VUAJNË ZEMRA, LËKURA DJEGË, NYJAT DHEMBIN

  • 17 September 2018 - 12:29
RËNIET E SHPEJTA TË TEMPERATURAVE - VUAJNË ZEMRA, LËKURA DJEGË, NYJAT DHEMBIN
Ndryshimet e shpejta të temperaturës më së shumti ndikojnë te të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Te të sëmurët kronikë simptomat përkeqësohen, kështu që ata me artrit reumatoid do të ndjejnë dhimbje e ata me astmë do të kenë më shumë probleme me frymëmarrje. Te ndryshimet e shpejta të kohës të sëmurët e zemrës, sidomos duhet pasur kujdes. Po ashtu, te rënia e shpejtë e temperaturave vuajnë edhe ata që kanë probleme me artrit, me shtypje të lartë të gjakut, kështu që nuk duhet të punojnë tepër punë të rënda fizike. Si pasojë e ndryshimit të shpejtë të temperaturave rritet edhe numri i infarktit akut. Gjaku trashet, kështu që vështirë është të përcillet edhe niveli i sheqerit në gjak. 

(Kosova Sot)