Supa që ndihmon te anemia dhe humbja e shëndetshme në peshë

  • 18 September 2018 - 08:34
Supa që ndihmon te anemia dhe humbja e shëndetshme në peshë
Panxharin e mirë e të vjetër me arsye e quajnë një nga ushqime më të shëndetshme në botë. Është përplot me hekur, prandaj është e hatashme për personat që vuajnë nga anemia. Është ushqim me pak kalori plot me fibra dhe proteina të shëndetshme që na mbajnë të ngopur dhe mbushin me energji. Përmbajnë edhe acid folik dhe vitamina B1, B2, B3 dhe B6. Për të gjithë ata që duan të humbin në peshë në mënyrë të shëndetshme zgjedhje është supa nga panxhari.

Përbërësit për supën nga panxhari:
- 500 ml ujë,
- 400 ml bazë me perime ose pulë,
- 2 panxharë me madhësi mesatare,
- 2 lugë uthull molle,
- 1 lugë majë të thartë,
- Pak kripë,
- Kopër,
- Disa pika limoni,
- Pak rrikë të freskët.

Përgatitja:

1. Panxharin e qëroni, e pastroni dhe e copëtoni në pjesë të vogla. Më pas e vendosni në enën me ujë, hidhni kripë dhe e vloni. Zieni për 25 minuta apo derisa të zbutet panxhari.
2. Ngrohni bazën me perime apo me pulë. Në të hidhni panxharin e zier, uthullën e mollës dhe koprën dhe i përzieni në blender.
3. Në fund, në supë shtoni pak limon dhe majën e thartë, e sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak rrikë të freskët.

(Kosova Sot)