Dieta më e shkurtë me rrush:Humbni 5 kilogramë për 4 ditë

  • 01 September 2015 - 16:03
Dieta më e shkurtë me rrush:Humbni 5 kilogramë për 4 ditë

Sikurse edhe për secilën dietë, duhet t’i përmbaheni planit: konsumohen 1-2 kilogramë rrush për çdo ditë. Rrushi i zi është më i shëndetshëm dhe me sukses pastron organizmin nga helmet. Dieta me rrush zgjat 4 ditë, e cila e pak fat mund t’ju ndihmojë të humbni 4-5 kilogramë.

Dieta me rrush – plani

Dita e parë:

Kafjalli

1 lugë flluska (të përgatitura natën paraprake), ½ e portokallit, 2,5 dl jogurt me pak yndyrë, 100 g rrush. Në enën e madhe përzieni gjithçka, lini për 10 minuta të qëndrojnë dhe...filloni.

Dreka

Për kafjall konsumoni këtë sallatë, përbërësit: 200 g kungull të prerë në pjesë të vogla, të pjekur me pak gjalpë, 100 g rrush, 100 g sallatë të gjelbër, 1 lugë arra të bluara. Të gjithë përbërësit, pos arrave, i përzieni. Arrat i hidhni në majë.     

Darka

Është e rezervuar për sallatë me pemë dhe gjoks pule: 100 g rrush, 50 g ananas të prerë në pjesë të imëta dhe duke shtuar 50 g lëng rrushi dhe 50 g ujë. Gjoksin e pulës, 150 g përgatitni në skarë.

Dita e dytë:

Kafjalli

Limon dhe jogurt: përzieni 250 g jogurt me pak yndyrë me një lugë lëng limoni dhe aty shtoni 150 g rrush.

Dreka

Oriz me copëza peshku: zieni 5 lugë oriz integral tri herë në ujë. Shtoni 2 lugë pjesë të peshkut të preferuar të pjekur në vaj ulliri. Shtoni aty edhe 150 g rrush.

Darka

Gjellë nga patatet me perime: zieni 150 g patate, 1 karotë dhe një selino, për 15 minuta. E erëzoni sipas shijes. Shtoni 1 lugë vaj ulliri të ftohtë. Pas gjellës hani 250 g rrush të zi të freskët.

Dita e tretë:

Kafjalli

Ky mëngjes është i rezervuar për 100 g djathë të ri me pak yndyrë dhe 150 g rrush. I hidhni në blender, i përzieni dhe për disa sekonda e keni kafjallin.

Dreka

Përgatitni ushqim nga 250 g mish peshku, 150 g brokol dhe 1 hudhër. Pas kësaj shujte, konsumoni 150 g rrush të zi.

Darka

Përzierje nga rrushi prej: 2,5 dl lëng rrushi, 50 g rrush, gjysmë mollë, 5 g xhelatinë. Përzieni xhelatinën me pak ujë, e lini të qëndrojë pak, më pas lëngun nga rrushi e përzieni duke shtuar rriskat e mollës dhe kokrrat e rrushit. I lini në frigorifer për 1 orë.

Dita e katërt:

Kafjalli

1 rriskë bukë me 100 g djathë të ri me pak yndyrë. Pas kësaj, natyrisht, 200 g rrush.

Dreka

Për drekën e ditës së fundit diçka që nuk e keni provuar kurrë: Petulla me rrush: 3 lugë miell, gjysmë gotë ujë dhe 1 vezë. I përzieni mirë, i piqni petullat e më pas i mbushni me përzierjen nga: 100 g djathë të ri me pak yndyrë, 1 lugë ujë mineral dhe 200 g rrush.

Darka

Dieta përfundon me një recetë të hatashme: gjellë nga mishi i gjeldetit: Piqni gjoksin e gjeldetit të ndarë në tri pjesë. Zieni 100 g brokol për 2-3 minuta, e në ndërkohë 1 karotë të madhe e preni në copëza e 2 kërpudha të mëdha në rriska. Të gjithë përbërësit i vendosni në enë dhe shtoni 1/2 e gotës supës me perime dhe i zieni edhe për 10 minuta. Në fund shtoni edhe 60 g rrush të zi dhe 2 lugë ajkë.

(Kosova Sot)