Pema e lënë anash pa të drejtë, ja përse duhet ta konsumoni

  • 12 October 2018 - 17:24
Pema e lënë anash pa të drejtë, ja përse duhet ta konsumoni

Fryti i mushmollës konsiderohet si ilaç natyral kundër ftohjeve, inflamacionit të bajameve dhe organeve të frymëmarrjes. Natyra ka bërë që kjo pemë e ëmbël të piqet pikërisht në kohën e inflamacioneve respiratore. Mushmolla ka efekt të fortë kundër inflamacioneve, e pos shëndetit të organeve të frymëmarrjes, përdoret edhe për punë më të mirë të zorrëve dhe në mënyrë të suksesshme eliminon fryrjet. Pektina, përkatësisht fibrat dietale mund të ulin nivelin e yndyrave në gjak, si dhe ta parandalojnë diarrenë. Studimet kanë treguar se efikasiteti i mushmollës dallohet në zbutjen e përparimit të osteoporozës, si dhe në ruajtjen e shikimit. Në fakt, mushmolla pakëson rrezikun edhe nga katarakti dhe degjenerimi i syve, ka efekt prej diuretiku dhe ndihmon në sekretimin e acideve urinare. Derisa mos të jetë pjekur, mushmolla e gjelbër përgatitet edhe si çaj me të cilin shpëlahet goja në rast të afteve. 

 

(Kosova Sot)