Dieta me mollë: Humbni në peshë pa vuajtur urie

  • 03 September 2015 - 11:45
Dieta me mollë: Humbni në peshë pa vuajtur urie

Molla është një pemë, që vetitë e saj shëruese shpeshherë i harrojmë dhe nuk i vlerësojmë. Pos se mbron dhëmbët, ajo edhe shkrin masat dhjamore. Provojeni këtë dietë, e cila përfshin vetëm ushqime të shijshme dhe të shëndetshme, e përmes tyre do të humbni në peshë pa vuajtur urie, transmeton Kosova Sot Online.

Ushqimet e sugjeruara:

- Pemë, pemë të thara dhe fruta me lëvore të fortë, djathë të freskët, jogurt, vezë, gjoks pule, gjeldeti, peshk, oriz integral, flluska, brokol, lakër jeshile, karota, spinaq, sallatë të gjelbër të freskët dhe domate.

- Shmangni ëmbëlsirat, e nëse ndieni dëshirë të fortë për diçka të ëmbël hani çokollatë të errët.

Shembull i menysë ditore:

Kafjalli: mollë (para shujtës), omëletë dhe flluska në qumësht.

Zamra: djathë të freskët të papërpunuar ose jogurt me pak yndyrë.

Dreka: mollë, 2 pjesë gjoks pule, brokol të zier, 2 grushte oriz integral.

Zamra: pemë apo perime të gatuara sipas dëshirës, jogurt.

Darka: mollë, salmon ose peshk i bardhë nga skara dhe sallatë sipas dëshirës. 

(Kosova Sot)