PANXHARI - MBRON NGA PLAKJA DHE KA EFEKT POZITIV KUNDËR LEUKEMISË

  • 15 October 2018 - 08:55
PANXHARI - MBRON NGA PLAKJA DHE KA EFEKT POZITIV KUNDËR LEUKEMISË

Panxhari ndoshta nuk është perimja më e bukur, por me siguri se është një nga super ushqimet më të forta dhe më të shëndetshme. Është unike për faktin se përmban shumë substanca kundër kancerit. Kjo perime po ashtu është burim për aid folik. Është përplot me antioksidues, që e pastrojnë trupin dhe e ngadalësojnë plakjen si dhe ndihmojnë kundër shumë sëmundjeve. Betacianina është pigmenti që panxharit ia jep ngjyrën e kuqe. Ky pigment absorbohet në gjak dhe e shton aftësinë e gjakut që të dërgojë oksigjenin. Madje edhe gjethet e panxharit janë të shëndetshme. Është e pasur me betakarotinë, acid folik, klorofil, kalium, vitamina C dhe hekur. Me konsumimin e rregullt të lëngut të panxharit dyfishohet qarkullimi i gjakut derisa e përmirëson edhe punën e mëlçisë dhe veshkave.
 

(Kosova Sot)