Ilaçet efikase natyrale për disa nga sëmundjet më të shpeshta

  • 17 October 2018 - 08:58
Ilaçet efikase natyrale për disa nga sëmundjet më të shpeshta
Të gjithë nganjëherë përcaktohen për një ilaç natyral kur në pyetje janë gjendjet e përditshme që nuk kërkojnë ndihmë mjekësore. Ne ju zbulojmë disa ilaçe natyrale për disa sëmundje të caktuara. Kapsllëku: Ilaçi më i mirë natyral për kapsllëkun me siguri se është jamballi i zi ose bonbonet e përgatitura prej jamballit. Të ënjturat; Në rast të të ënjturave apo të djegurave, si ilaç efikas natyral është dëshmuar uthulla e mollës dhe soda e bukës. Hidhni sasi të barabarta në enën me ujë, derisa të fitohet një masë. Infeksioni i veshit: Dhimbjet në vesh do t'i lehtësojë kompresa e ngrohtë. Ose, një çorapë e mbushni me kripë deti, e lidhni mirë dhe e lini të ngrohet në enë, më pas e vendosni në vesh. Dhimbjet e kokës: Në vend të tabletave, dhimbjen e kokës mund ta shëroni me aromaterapi dhe masazh. Hidhni pak vaj eterik të livandës apo mentës, përzieni me vaj kokosit dhe me këtë përzierje i bëni masazh ballit.  

(Kosova Sot)