Kafe apo çaj: Arsyet që ju ndihmojnë për cilën pije të përcaktoheni

  • 22 October 2018 - 08:38
Kafe apo çaj: Arsyet që ju ndihmojnë për cilën pije të përcaktoheni

E dhe kafeja edhe çaji kanë pasoja afatgjate pozitive për shëndetin, por edhe te njëra edhe te tjetra duhet pasur kujdes në sasinë e konsumuar të kafeinës në ditë dhe sa të konsumoni.

KAFEJA JU KTHJELLË, POR EDHE JU TRASHË

1/ Hulumtimet kanë treguar se si konsumimi i moderuari kafesë, këshillohen 3-4 gota në ditë, mund të kenë pasoja afatgjate pozitive për shëndetin, ul rrezikun nga sëmundja e Alzhaimer-it, Parkinson-it, ndikon në shëndetin kardiovaskular dheul rrezikun nga sulmi në tru. 2/ Po ashtu, kafeja ju bën më të qëndrueshëm nëse e pini para ushtrimeve. Por, kafeja mundet edhe t'ju trashë, sidomos nëse e konsumoni nëpër kafene të ndryshme, sepse përcillen me qumësht dhe ëmbëltues.

ÇAJI, EDHE KUR JENI TË SHËNDETSHËM EDHE TË SËMURË

1/ Ekziston çaji bimor dhe ata me kafeinë, e derisa çaji i gjelbër dhe i zi ju përgatitin për punë, çaji nga bimët është i shkëlqyeshëm që mëngjesin dhe mbrëmjen jua bën të rehatshëm. 2/ Të gjitha llojet e çajit janë të shkëlqyeshme për hidratim. Po ashtu, edhe kafeja, si çaji, është përplot me antioksidues që ndikon në ruajtjen e shëndetit.