Lëngu me dy përbërës që shëron kapsllëkun

  • 04 September 2015 - 11:12
Lëngu me dy përbërës që shëron kapsllëkun

Secili prej nesh, së paku njëherë e ka përjetuar episodin aspak të këndshëm të problemit me tretjen: kapsllëkun, diarrenë apo fryrjen. Nga kapsllëku vuajnë miliona njerëz, prej të cilëve tri të katërtat janë femra, por ky problem shpeshherë heshtet, qoftë shkaku i ndjenjës së turpit apo mendimit se nuk mund të shërohet. Shkaktarë janë ndryshimi i shprehive të përditshme në jetë (udhëtimet, moslëvizja dhe shujtat e majme), marrja e disa ilaçeve apo sëmundjet si diabeti, tumoret, sindroma e zorrës së irrituar, skleroza multiple.  Të gjithë ata që kanë problem kronik me kapsllëkun, ju paraqesim lëngun shërues, transmeton Kosova Sot Online.

Përbërësit:

-1 gjethe të freskët të spinaqit

-2-3 dl jogurt

Përgatitja:

Zgjidhni spinaq të freskët. Gjethen e spinaqit e pastroni mirë. Gjethen më pas e vendosni në blender. Aty shtoni edhe 2 -3 dl të jogurtit. Përzini mirë. Në mëngjes dhe në mbrëmje e pini nga një gotë nga ky lëng. Shumë shpejt do ta nxitë sistemin për tretje si duhet. (Kosova Sot)