Ilaçet e vjetra popullore për shërimin e psoriazës

  • 06 November 2018 - 16:14
Ilaçet e vjetra popullore për shërimin e psoriazës

Psoriaza është sëmundje kronike e lëkurës, për të cilën tipike është skuqja e saj si dhe trashja e lëkurës që mbulohet me flluska të bardha, të buta e të thata. Ndryshimet më së shpeshti shfaqen në bërryla, gjunjë, por mund të shfaqen edhe në pjesë tjera të trupit. Natyrisht, lëkurës i nevojitet rreth një muaj që qelizat të transformohen dhe të depërtojnë në shtresë. Te psoriaza ky proces zgjat vetëm disa ditë, që rezulton me formimin e flluskave. Psoriaza është kronike, sëmundje e përjetshme që mund të kontrollohet me ilaçe. Zakonisht nuk ndikon në shëndetin në përgjithësi deri në atë moment kur e lini në asgjë ose nëse shfaqet në moshë të re apo të vjetër. Mund të shfaqet në cilëndo moshë. Është e shpeshtë, me të preken 1 deri 2 për qind e njerëzve. Zakonisht shfaqet te njerëzit me lëkurë të zbehtë.

SHËRIMI I PSORIAZËS

Duhet të pastroheni çdo të tretën ditë në ujë të vakët me sapun. Pas pastrimit të bëni dush me ujë të ftohtë dhe shpejt të thaheni me peshqir të butë dhe me butësi. Pastaj, pjesët e prekura të trupit i shpëlani me çajin e fituar nga kjo përzierje e bimëve: Përzierja e bimëve kundër psoriazës: - 40 g gjethe të kufilmës - 30 g gjethe të rozmarinës së verdhë - 20 g gjembaç të zi - 10 g bimë 'Lycopodium clavatum'

SHËRIMI I PERSONAVE TË VJETËR:

Bimët t'i imtësoni dhe përzieni. Në një litër ujë të vluar hidhni 20 g të përzierjes dhe e zieni të mbuluar për 5 minuta. Kur çaji të ftohet, e procedoni në shishe. Pasi të keni shpëlarë vendin e prekur, e thani butësisht dhe e lyeni me melhem.

SI TA PËRGATITNI MELHEMIN NATYRAL KUNDËR PSORIAZËS

Përbërësit: - 4 dl vaj ulliri - 4 lugë gjalpë të ri nga kosi - 4 lugë kajmak nga qumështi - 20 g lule dhe gjethe të rozmarinës - 20 g lule dhe gjethe të livandës - 20 g rrënjë shtogu - 10 g gjethe delli. Përgatitja: Përbërësit i vendosni në një enë të thellë dhe lehtësisht i përzieni në zjarr të lehtë derisa gjalpi dhe kajmaku të treten. Më pas shtoni 2 dl vaj kantarioni dhe përzieni edhe për 40 minuta, duke pasur kujdes që temperatura e përzierjes mos të jetë më e lartë se 70°C, që do të thotë se përzierja nuk guxon të vlojë. Melhemin e nxehtë e procedoni në shishe të qelqit. Kur të jetë ftohur, e mbani të mbyllur.

 

(Kosova Sot)