Nëse vuani nga kapsllëku, këto lëngje janë melhem

  • 06 November 2018 - 16:54
Nëse vuani nga kapsllëku, këto lëngje janë melhem

LËNGU I MOLLËVE

Lëngu i mollëve ofron një efekt shumë të butë laksativ. Shpesh rekomandohet për fëmijët që vuajnë nga kapsllëku falë përmbajtjes së lartë me fruktozë dhe laktozë, si dhe përmbajnë sorbitol. Por, për këtë arsye, mund të shkaktojë çrregullim në zorrë nëse e teproni me sasinë.

Image

 

LËNGU I RRUSHIT

Rrushi përmban një sasi të madhe me fibra të dobishme dhe po ashtu rrushi njihet për faktin se është laksativ i butë. Në rastet më të shpeshta, rrushi është pjesë e dietave detoksikuese dhe njihet për faktin se e pastron sistemin e organizmit. Po ashtu, rrushi njihet edhe për veti të tjera shëndetësore që mund të jetë i dobishëm në parandalimin e disa llojeve të ndryshme të kancerit.

Image

 

LËNGU I KUMBULLAVE

Lëngu më popullor që mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut është lëngu i kumbullave. Një gotë lëng kumbullash përmban rreth 2.6 gramë me fibra. Kjo është rreth 10 për qind e nevojave të përditshme. Përmbajtja e tyre me fibra ndihmon në zbutjen e jashtëqitjes derisa sorbitoli ndihmon në hedhjen e jashtëqitjes. Po ashtu, lëngu i kumbullave është burim i mirë për hekur dhe vitamina C. Konsumimi i kumbullave të freskëta dhe të thata po ashtu ndihmojnë në trajtimin e kapsllëkut.

Image

 

LËNGU I SHALQIRIT

Shalqiri është zgjedhje e shkëlqyeshme, sidomos gjatë stinës së verës, kjo për faktin se përmban shumë ujë, i cili ndihmon organizmin që të mbetet i hidratuar, ndihmon në rregullimin e lëvizjes së zorrëve si dhe e pastron traktin tretës.

Image

 

 

(Kosova Sot)