Ilaçet natyrale për trajtimin E HERNISË HIATALE

  • 19 November 2018 - 15:11
Ilaçet natyrale për trajtimin E HERNISË HIATALE

Hernia hiatale mund të shkaktojë kancerin në ezofag, kështu që vërtet është e rëndësishme të trajtohet shpejt. A ndjeni djegie në stomakun tuaj? A e keni të vështirë të përpiheni?A ndiheni të fryrë? Këto mund të jenë shenjat se vuani nga hernia hiatale.Në shumicën e rasteve kjo kërkon intervenim kirurgjikal, derisa mund ta trajtoni me këto ilaçe natyrale.

UTHULLA E MOLLËS

Një nga ilaçet natyrale më efektive për herninë hiatale është uthulla e mollës. Ndihmon edhe te gjendjet e tjera gastrointestinale. Ju rekomandojmë ta konsumoni pas secilën shujtë. Përbërësit: 1 lugë uthull molle (15 ml), 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: Shtoni uthullën e mollës në ujë. E përzieni mirë dhe e konsumoni.

Image

 

LËNGU NGA  ALOE VERA

Aloe vera është një bimë me shumë dobi shëruese. Ndihmon në luftimin e kapsllëkut, është e shkëlqyeshme për shërimin e plagëve dhe lehtëson simptomat e hernisë hiatale. Ju rekomandojmë ta pini një herë në ditë. Përbërësit: 1 gjethe aloe vera, 1 gotë lëng nga agrumja juaj e preferuar (200 ml), Mjaltë (sipas shijes). Përgatitja: Së pari, copëtoni bimën aloe vera, e qëroni dhe e shpëlani mirë për t'ia nxjerrë lëngun. Përkujdesuni të ndani ekstraktet e verdha, pasi kjo shton shijen e hidhur dhe më pas shkakton diarre. Më pas, shtoni lëngun dhe xhelin së bashku në blender dhe procedoni. Ëmbëltoni me mjaltë për të rregulluar shijen.

Image

 

INFUZIONI ME KAMOMIL

Një infuzion me kamomil ka veti lehtësimi dhe kundër inflamacioneve. Është pije e shkëlqyeshme për të lehtësuar dhimbjet e stomakut. Përbërësit: 2 lugë lule të thata kamomili (30 g), 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: Merrni një enë dhe vloni ujin për disa minuta. Më pas, shtoni ujin dhe kamomilin në një gotë. Në fund, e lini të pushojë për disa minuta dhe e pini. Një gotë infuzion si ky e shëron herninë hiatale.

Image

 

INFUZIONI ME GJETHE DAFINE

Gjethet e dafinës e përmirësojnë tretjen dhe parandalojnë spazmat në zorrë. Kjo për faktin se përmbajnë eugjenol, që kanë përbërës kundër ulcerave. Pini një apo dy gota si infuzion si ky për t'i lehtësuar simptomat e hernisë hiatale. Përbërësit: 2 gjethe dafine, 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: Vloni ujin dhe kur të ketë arritur pikën e vlimit, shtoni dy gjethet e dafinës dhe e lini të pushojë. Më pas, e kulloni dhe e pini.

Image

 

 

(Kosova Sot)