Një gotë çaj apo një grusht boronica në ditë ju mbrojnë nga këto sëmundje të rrezikshme

  • 19 November 2018 - 16:49
Një gotë çaj apo një grusht boronica në ditë ju mbrojnë nga këto sëmundje të rrezikshme

Gjithmonë është më mirë të parandaloni se sa të shëroni. Një gotë çaj ose një grusht boronica mund t'ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Studimi ku kanë marrë pjesë 53.000 njerëz më të moshuar se 23 vjeç ka treguar se ata që kishin çaj dhe boronica në menynë e tyre të përditshme më së paku rrezikoheshin nga pika në tru. Shkencëtarët thonë se kjo është për shkak se përmbajnë shumë antioksidues, që luftojnë inflamacionet. Po ashtu, një studim, ku kishin qenë të përfshirë 12.000 njerëz, është treguar se ata që kishin konsumuar 500 mg antioksidues në ditë kishin më pak probleme me zemër. Kjo ndodh kur arteriet tkurren që sjell pakësim të gjakut dhe oksigjen në zemër. Antioksiduesit flavonoide e ulin rrezikun edhe për formimin e droçkave në arterie. Personave të shëndetshëm që konsumojnë më shumë se 500 mg flavonoide në ditë kanë shumë dobi. Duhanxhinjtë dhe alkoolistët duhet konsumuar sasi më të madhe me flavonoide për të pasur efektin e njëjtë. Meshkujt po ashtu duhet konsumuar më shumë flavonoide sesa femrat. 

 

(Kosova Sot)