Ja si t’i humbni tre kilogramë për 5 ditë

  • 04 October 2015 - 19:13
Ja si t’i humbni tre kilogramë për 5 ditë

Lëngu i freskët i majdanozit dhe limonit, përpos që është i mirë për humbjen e kileve të tepërta, është i mirë edhe për shëndetin e përgjithshëm. Lëngu i freskët i majdanozit ndihmon qarkullimin e oksigjenit në organizëm dhe ndihmon funksionimin normal të gjëndrës mbiveshkore dhe të asaj tiroide. Majdanozi është efikas edhe kundër gurëve në veshka, e edhe për shëndetin e syve.

Megjithatë, duhet pasur kujdes. Nuk guxoni që të konsumoni sasi të tepërta të lëngut të majdanozit, meqë mund të shkaktojë pengesa në funksionimin e sistemit nervor. Po ashtu, lëngu në fjalë nuk preferohet për shtatzënat. Nëse doni që t’i humbni tri kile për pesë ditë, atëherë merreni shtrydheni një limon, shtoni majdanoz të pastruar, e edhe pak ujë. Këta përbërës i përzieni në bluarës dhe pijen e fituar e pini në mëngjes, në të esëll. Bëjeni këtë pesë ditë me radhë, e më pas bëni pauzë për dhjetë ditë. 

(Kosova Sot)