Vetitë shëruese të ushqimit të erëzuar

  • 06 October 2015 - 16:12
Vetitë shëruese të ushqimit të erëzuar

Edhe nëse nuk e pëlqeni ushqimin e erëzuar, ndoshta do të ndryshoni mendje kur të lexoni disa fakte të vërtetuara rreth asaj se sa i shëndetshëm është. Ja disa nga përparësitë e ushqimit të erëzuar.

Zvogëlon peshën trupore

Njerëzit që konsumojnë shujta me erëza shtesë kanë ulur nevojën për ushqim me më shumë kripë, ëmbëlsira dhe ushqim të yndyrshëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Zgjat jetëgjatësinë

Hulumtimet e fundit të Akademisë kineze për mjekësi kanë treguar se personat që për çdo ditë konsumojnë ushqim të erëzuar për 14 për qind më pak janë të rrezikuar nga vdekja e befasishme, në krahasim me ata që ushqimin e erëzuar e konsumojnë vetëm një herë në javë.

Parandalon konsumimin e tepërt të ushqimit

Ushqimi i erëzuar ju ngop më shpejt dhe për këtë arsye nuk do ta teproni me ushqim. Një studim ka vërtetuar se njerëzit që kanë konsumuar paragjellë të erëzuar nuk konsumojnë shumë nga dreka deri në darkë.  

Rregullon hormonin e urisë

Hormoni, i cili është përgjegjës për ndjenjën  urisë, është edhe fajtori pse hani shumë. Ushqimi i erëzuar do ta zvogëlojë ndikimin e këtij hormoni. Së bashku me konsumimin e ushqimit të erëzuar, darka e shijshme ju ndihmon shtesë që të ndiheni plot dhe të lumtur.

Forcon sistemin imun

Përbërësit kundër kancerit, që janë të shumtë në erëza, së bashku me përbërësit antibakterialë, ofrojnë mbrojtje të mirë kundër infeksioneve dhe e mbrojnë trupin nga armiqtë e jashtëm. Për më shumë, mjekësia tradicionale është mirë e njohur me kаpsаicinën, e cila gjendet në ushqimin e erëzuar dhe që është e dobishme për veshka, zemër dhe mushkëri.

Përmirëson punën e mеtаbоlizmit

Kаpsаicina përmirëson dhe përshpejton punën e mеtаbоlizmit përmes procesit të ngrohjes, që ndryshe njihet si tеrmоgjеnеza. Ajo (termogjeneza) mund ta përshpejtojë tretjen dhe të djegë 50 kalori shtesë pas konsumimit të darkës pikante.

Parandalon kancerin

Edhe pse përbërësit kundër kancerit të ushqimit të erëzuar nuk janë vërtetuar në përgjithësi, dihet se ky ushqim përmban flаvоnоidе dhe kаrоtеnоidе, të cilat sulmojnë qelizat e kancerit dhe radikalët e lirë në organizëm.

Përmirëson funksionimin e enëve të gjakut

Kаpsаicina ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Është vërtetuar se kаpsаicina ul shtypjen e lartë të gjakut dhe ruan kapacitetin e enëve të gjakut.

(Kosova Sot)