Përgatiteni vetë lëngun me multivitamina

  • 25 November 2015 - 16:37
Përgatiteni vetë lëngun me multivitamina

Përbërësit:

– rreth 5 kg mollë të pastruara dhe të qëruara (apo ndonjë pemë tjetër që preferoni)

– 0,5-1 kg karota

– 100 gr sheqer

– acid limoni

– ujë

Përgatitja:

Pemët t’i pastroni dhe t’i imtësoni dhe i vendosni t’i zieni. Ujë vendosni aq sa i mbulon pemët. Ngjashëm veproni edhe me karotat. Karotat të zihen sidomos më gjatë. Kur të jenë zier i  lini të ftohen, por mund t’i shtoni edhe pak ujë të ftohtë për t’u ftohur më shpejt. Ashtu të ftohura i përzieni në blender ose shtrydhës të pemëve. Matni sasinë e fituar  (natyrisht, pemët dhe ujin ku janë) dhe shtoni ujë të keni rreth 19-20 litra lëng. Shtoni sheqer dhe rreth 8 dkg acid limoni. Përzieni dhe provoni si ju përgjigjet, sepse jo secila pemë është njëjtë e ëmbël apo e thartë. E vendosni të zihet. Më pas, lëngun e vendosni në shishe të pastra, i mbyllni dhe i lini derisa të ftohet.  

(Kosova Sot)