Spinaqi parandalon kancerin, astmën dhe rregullon shtypjen e gjakut

  • 25 November 2015 - 18:02
Spinaqi parandalon kancerin, astmën dhe rregullon shtypjen e gjakut

Perimet me gjethe të gjelbër, përfshirë spinaqin, janë të shëndetshme për organizmin në përgjithësi. Spinaqi përmirëson shëndetin e flokëve, lëkurës dhe eshtrave. Është burim për proteina, vitamina  dhe minerale. Është burim për vitamina A dhe acid folik. Ja disa nga përparësitë e spinaqit

Parandalon kancerin

Spinaqi, si dhe perimet e tjera me gjethe të gjelbër përmbajnë klorofil, për të cilin studimet kanë treguar se ka efekt kundër kancerit.

Parandalon astmën

Rreziku është shumë më i vogël për shfaqjen e astmës tek ata persona, që konsumojnë sasi të madhe të spinaqit. Spinaqi është burim i betakarotinës, për të cilin hulumtuesit tregojnë se merr pjesë në parandalimin e astmës.

Rregullon shtypjen e gjakut

Pasi ka shumë kalium, spinaqi neutralizon ndikimin negativ të kripës. Me shtimin e kaliumit rregulloni shtypjen e gjakut dhe zvogëloni nevojat për ilaçe,

Përmirëson shëndetin dhe dukjen e flokëve dhe lëkurës

Spinaqi është burim për vitamina A, i cili është i domosdoshëm për kujdesin ndaj shëndetit dhe bukurisë së flokëve. Në përbërjen e spinaqit ka edhe vitamina C, që kanë efekt antioksidues dhe merr pjesë në parandalimin e shenjave të para të plakjes.  

(Kosova Sot)