Selino qetëson nervozën

  • 25 November 2015 - 23:38
Selino qetëson nervozën

Ani se disponimin nuk e keni në nivelin e duhur, e nervat i keni të tensionuara, para se t’ia mësyni tabletave të ndryshme, merrni kërcell selino dhe e grimconi. Ky është ilaç natyral për qetësim, që edhe Hipokrati ua kishte përshkruar pacientëve të tij. Fshehtësia e tij gjendet në pasurinë me magnez, kalium dhe kalcium, me të cilat është e pasur kjo bimë. Pos kësaj, përqindja e lartë e lëngjeve dhe niveli minimal i kalorive e bëjnë ideale për t’i luftuar kilogramët shtesë. Një kërcell selino përmban 83 për qind ujë dhe sasi të mjaftueshme me fibra. Kaliumi dhe natriumi rregullojnë lëngjet në trup dhe stimulojnë prodhimin e urinës, e me këtë rast heqin qafe helmet e grumbulluara.

(Kosova Sot)