Ja bimët, që qetësojnë problemet me hemorroide

  • 29 November 2015 - 19:41
Ja bimët, që qetësojnë problemet me hemorroide

Simptomat e hemorroideve janë dhembja, djegia, kruarja, si dhe vështirësitë në kryerjen e nevojës. Përpos ilaçeve, ndihmon edhe fitoterapia, respektivisht, terapia me bimë.

Në çajin për mjekimin e hemorroideve mund të qitet kamomili, gjethet e dellit, hithi, boronica dhe trumza. Qitni në sasi të barabarta. Me këto bimë mjekuese qetësohen dhembjet, gjakderdhja dhe inflamacioni, si dhe pengohet forcimi i tepërt i fekaleve. Gjatë ditës duhet ta pini rreth 1 litër çaj, por pak nga pak gjatë tërë ditës. Para se të bini në gjumë mund ta konsumoni edhe një gotë jogurt, me një lugë të farave të lirit. Një pjesë të farave mundeni t’i përtypni, në mënyrë që të lirohen vajrat të cilat e lehtësojnë zbrazjen e zorrëve. Po ashtu, duhet të konsumoni më shumë ushqime “me lugë”, të lëngshme, pra, si dhe të ecni sa më shumë, me qëllim të përmirësimit të qarkullimit.

(Kosova Sot)