Dieta me shalqi: Largon kilogramët dhe pastron organizmin

  • 30 November 2015 - 14:04
Dieta me shalqi: Largon kilogramët dhe pastron organizmin

Shalqiri është mënyra e duhur për t’u freskuar, por edhe të humbni kilogramët shtesë. Kjo perime e ëmbël ndihmon në humbjen e kilogramëve, falë asaj që mashtron urinë dhe ndikon dobishëm në sistemin tretës. Shalqiri përmban sasi të lartë të ujit, madje rreth 92 për qind, ndërsa vlera të ulëta me kalori: 100 gramë të kësaj perime kanë vetëm 30 kalori, prandaj edhe paraqet zëvendësim të shkëlqyeshëm për ëmbëlsira, prandaj edhe përdoret në regjimin dietal të ushqimit. Mirëpo, shkaku i indeksit të lartë glikemik, personat me mbipeshë nuk duhet ta teprojnë me konsumimin e tij. Nëse të njëjtët nuk mund t’i bëjnë ballë shijes së tij, atëherë duhet ta kombinojnë me ushqimet me nivel të ulët glikemik si mollët, qershitë, kungulleshkat, domatja, perimet e gjelbra. Shalqiri është i pasur me sheqerna të thjeshta, sidomos me fruktozë dhe pektinë, e më pas edhe me mineralet si  hekur, natrium, kalium, magnez, pastaj me vitaminat C, A, B1 dhe B6. Përmban likopenin, njërin ndër antioksiduesit më të fuqishëm, i cili ia dhuron ngjyrën e kuqe dhe shijen freskuese. Është vërtetuar se likopeni mbron nga  kanceri i prostatës, gjirit, qafës së mitrës dhe kanceri i mushkërive. Po ashtu, përmirëson edhe vlerën e gjakut, ndërsa enët e gjakut i mbron nga shtresat dhjamore, e po ashtu ndikon edhe në largimin e helmeve dhe materieve të tjera të dëmshme nga organizmi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dieta me shalqi

Kafjalli për çdo ditë mbetet i njëjtë: Një pjesë shalqi dhe pija juaj e preferuar e mëngjesit (kafe, çaji i gjelbër). Pjesë parashikohet të jetë pjesa prej 300 deri 350 gramë shalqi.

Dita e parë

Dreka: 100 g mish gjedhi të gatuar, 100 g oriz të gatuar me sos, një pjesë shalqi.

Darka: 50 g djathë, një pjesë bukë të thekur.

Dita e dytë

Dreka: bukë të thekur 50 g gjoks pule, një pjesë shalqi.

Darka: 100 g mish peshku nga skara, një rriskë bukë të thekur, sallatë sezonale.

Dita e tretë

Dreka: 30 g shpageta me djathë dhe domate, një pjesë shalqi.

Darka: sallatë e përzier me domate, tranguj, speca, qepë dhe sallatë të gjelbër, 50 g djathë të freskët, një pjesë shalqi.

Dita e katërt

Dreka: një pjatë supë me perime, një rriskë bukë të thekur, 50 g mish pule të zier, një pjesë shalqi.

Darka: 2 patate të ziera, sallatë sezonale, një pjesë shalqi.

 Dita e pestë

Dreka: 50 g mish gjedhi të gatuar me kërpudha, një rriskë bukë të thekur, një pjesë shalqi.

Darka: 50 g djathë të freskët, 2 rriska bukë të thekur, një pjesë shalqi.

(Kosova Sot)