Ilaçet natyrale kundër dhembjeve, që i gjeni në kuzhinë

  • 30 November 2015 - 14:08
Ilaçet natyrale kundër dhembjeve, që i gjeni në kuzhinë

Ju dhemb koka, dhëmbët, nyjat, muskujt? Shumica lehtësimin do ta kërkojnë tek ilaçet, por edhe ushqimi i përditshëm që e kemi në kuzhinë mund të ndikojë si ilaç natyral, e me vetë këtë edhe si analgjetik natyral.

Kurkuma

Ndryshe njihet edhe si shafrani indian. Kurkuma ndihmon në luftën kundër infeksioneve të ndryshme, dhimbjeve kronike, dhimbjeve në shpinë, në muskuj, dhimbjeve në dhëmbë, artritit dhe është i shkëlqyeshëm në pastrimin e organizmit. Mund ta shtoni në ushqim dhe gjellë, por edhe në çaj. Kurkumën më së miri është ta kombinoni me piper të zi, sepse atëherë efektin e ka më të fortë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Xhenxhefili

Kjo bimë, jashtëzakonisht shëruese zbut dhimbjet kronike në nyja dhe artritin. Xhenxhefilin mund ta shtoni në çaj, në supë dhe desert. Disa njerëz janë mjaft të ndjeshëm në xhenxhefilin, kështu që ju sugjerohet që gradualisht ta shtoni në ushqime.

Hudhra

Dhimbjet e dhëmbëve, pezmatimi i veshit dhe artriti në mënyrë të suksesshme shërohen me hudhër. Bëjeni vetë vajin nga hudhra: tri thelpinj të hudhrës i vendosni në vaj ulliri dhe e lini të vlojë në zjarr të lehtë për dy minuta. Vazhdoni dhe e lini të qëndrojë në frigorifer për dy javë.

Qershitë

Qershitë ndoshta janë analgjetiku më i shijshëm, i cili ndihmon tek artriti, dhimbjet e eshtrave dhe dhimbjet kronike të kokës. Për efektin kundër inflamacioneve dhe efektin analgjetik të qershisë përgjegjës është antioksiduesi antocianinë, me të cilën është e pasur qershia. Antocianina eliminon enzimat të cilat e shkaktojnë infeksionin në inde dhe më pas shkaktojnë dhimbje.

Uthulla e mollës

Nëse vuani nga urthi, shtoni një lugë uthull të mollës në një gotë me ujë dhe e pini para ushqimit. Uthulla e mollës ndikon mirë në tretjen e ushqimit, të yndyrave dhe proteinave, që shkaktojnë ndjenjën e djegies në pjesën e poshtme të stomakut.

Boronicat

Janë ilaçi më i mirë për shërimin e infeksioneve që ndodhin në kanalin urinar. Janë përplot me taninë,përbërës organik natyral, i cili në mënyrë të suksesshme vret bakterin që shkakton infeksionin në kanalet urinare. 

(Kosova Sot)