Bima shëruese që parandalon diabetin, mbipeshën dhe kancerin

  • 30 November 2015 - 15:25
Bima shëruese që parandalon diabetin, mbipeshën dhe kancerin

Patatja e ëmbël (lat. Ipomoea batatas) është bimë që vjen nga hapësirat e Amerikës së Mesme dhe asaj Jugore.  Në Evropë ishte më pak i pranishëm, por në dhjetë vjetët e fundit po bëhet gjithnjë e më popullor

Vlerat ushqyese

Patatja e ëmbël mund t’i plotësojë një pjesë të madhe në nevojave ushqyese. Është e pasur me karbohidrate, vitamina dhe minerale. Është burim i mirë për fibra, biotinë, kalium, fosfor dhe vitamina B, C, betakarotinë dhe metalet mangan e bakër.

Kontrolli i mbipeshës dhe sheqerit në gjak

Nëse vuani nga diabeti apo mbipesha, shtoni pataten e ëmbël në tryezë.  Karbohidratet dhe fibrat në pataten e ëmbël mundësojnë lirimin e sheqerit dhe absorbimin e tij në gjakrrjedhje.  Është ushqim për personat që vuajnë nga diabeti si dhe për personat që duan ta kontrollojnë mbipeshën.

Mbrojtja nga sëmundjet kardiovaskulare

Marrë parasysh faktin se patatja e ëmbël është burim për vitamina B6, zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Në fakt, vitamina B6 i nevojitet trupit sepse shkatërron substancën që quhet homocisteinë, e cila dëmton enët e gjakut.

 Parandalimi i kancerit

Betakarotina nga patatja e ëmbël është antioksidues i fortë. Hulumtimet kanë treguar se personat që konsumojnë ushqimin me nivel të lartë me betakarotinë më pak rrezikohen nga kanceri. Patatja e ëmbël është treguar se ndikon në pakësimin e rrezikut nga kanceri i mushkërive, zorrës së trashë dhe atij në lukth.

(Kosova Sot)