Eliksiri popullor për tretje dhe forcim të imunitetit

  • 30 November 2015 - 23:45
Eliksiri popullor për tretje dhe forcim të imunitetit

Forcimi i sistemit imun është hapi i parë në parandalimin e gripit dhe ftohjeve. Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imun, e ekzistojnë edhe pije që janë të lehta për t’u përgatitur, e kjo ndikon që imuniteti të jetë edhe më i fortë. Kefiri së bashku me kungullin janë përbërësit kryesor të kësaj pijes. Sasia e përgjithshme për të konsumuar është rreth 1-4 gota në ditë. Filloni me 1/8 e gotës në ditë, e më pas gradualisht shtoni sasinë. Kefiri mund të përdoret si ilaç në sasi të mëdha, por për një periudhë të caktuar kohore, si kjo tani apo periudha pas kimioterapisë, 4 gota në ditë mjaftojnë. Më pas bëni pauzë një javë. Në Tibet ekziston bindja se së miri është të pini vetëm 2 gota në ditë, e pas 20 ditëve të pushoni për dhjetë ditë.

Përbërësit:

4 gota zefir natyral

150 gr kungull të bluar të zier

1 lugë mjaltë natyral

Përgatitja:

Merrni katër gota zefir (rreth 8 dl) dhe 150 gramë kungull të bluar e të zier. Gjithçka përzieni mirë, e më pas aty shtoni edhe një lugë të mjaltit natyral. Kjo përzierje e shkëlqyeshme ndikon në organet për tretje dhe e forcon sistemin imun të njeriut.

(Kosova Sot)