Gjashtë ushqimet që parandalojnë kancerin

  • 01 December 2015 - 13:21
Gjashtë ushqimet që parandalojnë kancerin

Disa rreziqe, si zhvillimin e tumorit në gji apo tumorin e trashëguar, nuk mund t’i kontrollojmë. Mirëpo, njëra ndër mënyrat më efektive me të cilën mund të ndikojmë në këtë sëmundje është mbajtja e një peshe të shëndoshë trupore dhe konsumimi i ushqimeve të shëndosha. Ja lista e gjashtë prej tyre, që janë të mira në parandalimin e kësaj sëmundje të rëndë.

Brokoli

Ky ushqim i shkëlqyeshëm jo vetëm se ka rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjes, por është shumë i fortë në parandalimin e përhapjes e sëmundjes nëse personi tashmë është prekur nga sëmundja. Pos brokolit, është mirë të konsumoni edhe lakër dhe lulelakër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Qepa e zezë dhe e bardhë

Janë të shkëlqyeshme në luftën kundër yndyrave, por edhe parandalojnë zhvillimin e qelizave malinje. Qepa e bardhë me shekuj, në kultura të ndryshme, është përdorur si ilaçi më i fortë kundër sëmundjeve të ndryshme. Shkencërisht është vërtetuar se adenozina nga qepa e bardhë parandalon formimin e droçkave, derisa komponentët organikë që përmbajnë squfur, pakësojnë kolesterolin dhe parandalojnë zhvillimin kancerit. Ngjashëm me të bardhën, edhe qepa e zezë ndikon në shërimin shumë sëmundjeve. Përmban provitamina A, vitamina C dhe vitamina të grupit B, si dhe mineralet kalium, natrium, kalcium, magnez dhe hekur.

Mollët

Është burim i shkëlqyeshëm i antioksiduesve, vitaminave dhe proteinave. Gjatë konsumimit me rëndësi është të mos e hiqni lëvoren, sepse pikërisht aty gjenden substancat e mira.

Shega

Shega është shpallur si super-ushqim, pasi që është e pasur me antioksidues, por  kjo pemë ka ende substanca të tjera shëruese. Është e shkëlqyeshme në parandalimin e kancerit të gjirit dhe të prostatës. Është e pasur me vitamina, prandaj sugjerohet ta konsumoni në sasi sa më të mëdha.  

Arrat

Janë të pasura me aminoacidet Omega 3, për të cilat është vërtetuar se ndikojnë në qelizat malinje. Arrat po ashtu ndalojnë rritjen e mëtutjeshme të tumorit në organizëm. Pa marrë parasysh se si dhe në çfarë forme e konsumoni, arrat gjithsesi duhet t’i konsumoni çdo ditë.

Peshku

Aminoacidet Omega 3 që gjenden në peshkun e yndyrshëm, ku përfshihen sardelet, salmoni dhe skumbri, shkatërrojnë qelizat malinje. Mu për këtë është koha që peshkun ta shtoni në menynë tuaj së paku dy herën në javë. 

(Kosova Sot)