Farat çudibërëse

  • 01 December 2015 - 18:44
Farat çudibërëse

Farat e kungujve në mjekësi përdoren tash e mijëra vjet. Janë burim për magnez, kalcium, kalium, hekur, zink dhe vitamina K. Në vijim ju paraqesim dhe disa veti shëruese të këtyre farave magjike.

 Kundër kancerit

Hulumtimet e studiuesve spanjollë kanë theksuar se farat e kungujve përmbajnë substanca që me sukses luftojnë qelizat e kancerit. Një tjetër studim, kësaj radhe nga gjermanët, ka vërtetuar se femrat që kanë kaluar përmes menopauzës dhe për do ditë kanë konsumuar farat e kungujve për 23 për qind ishin më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Të mira për shëndetin e prostatës

Vaji i farave të kungujve përdoret për prostatën e rritur, ky lloj i vajit përmban fitokemikake dhe antioksidues që pakësojnë sasinë e radikalëve të lirë dhe parandalojnë formimin e qelizave kancerogjene.

Zvogëlojnë kolesterolin

Hulumtimet kanë treguar se farat e kungujve mund ta ulin kolesterolin e keq për 13 për qind. Po ashtu, pakësojnë rrezikun nga formimi i droçkave, sëmundjet e sistemit kardiovaskular si dhe sulmin në tru dhe në zemër.

Mbrojnë nga diabeti

Farat e kungujve janë të pasura me aminoacide. Është vërtetuar se ndikojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Ekspertë të shumtë personave që vuajnë nga diabeti ua sugjerojnë farat e kungujve si ushqim për konsumim të përditshëm.

(Kosova Sot)