Elbi largon pagjumësinë

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 10:12
Elbi largon pagjumësinë

Kur përmendet elbi, shumica mendojnë te birra. Vaji eterik i bimës i jep aromë të këndshme. Mirëpo, elbi prezantohet edhe si sedativ i mirë, i cili ndihmon në qetësimin e nervave. Aplikohet edhe në formën e infuzionit, ekstrakte të alkoolit apo shurupit, te personat që nuk kanë oreks ose e kanë të rëndë tretjen e ushqimit.

Po ashtu, është vërtetuar se jastëkët e mbushur me elb, ndihmojnë edhe te pagjumësia. Në formë të çajit, elbi ndihmon te çrregullimet e gjumit, gjendjet e frikës dhe shqetësimet. Çajin e përgatitni duke hedhur dy lugë elb në 2 dl ujë të vluar. Çajin ta lini të mbuluar të qëndrojë për 15 minuta duke e përzier. Më pas e pini. 

(Kosova Sot Online)