Mustarda - melhem për mëlçi, mushkëri, nyja

  • E.K /
  • 18 March 2024 - 11:19
Mustarda - melhem për mëlçi, mushkëri, nyja

Shumë gjellë do të kishin shije të ndryshme sikur mos t’ju shtohet mustarda. Për shumicën, kjo është erëza e preferuar përgatitet nga bima e mustardës. Nga bima përgatitet preparati nga kapsllëku, derisa farat përdoren për mustardë. Mustarda posedon veti shëruese kundër diabetit, pagjumësisë, reumatizmit, mëlçisë.

Mustarda është bimë me lule të verdha derisa bletët e adhurojnë. Përmbajnë lipide, karbohidrate dhe proteina, kurse nga mineralet më së shumti ka  fosfor, kalium dhe kalcium, e nga vitamina përmban vitamina A, tiaminë, riboflavinë dhe niacinë.

Janë burim i mirë për aminoacidet omega 3. Në industrinë farmaceutike shërben për përgatitjen e ilaçeve të ndryshme, që mund të përdoren vetëm me përshkrimin e mjekut. Efekti antibakterial i bimës është shumë i fortë dhe sugjerohet si masë parandaluese kundër baktereve.

Në mjekësinë popullore më shumë përdoret si kompresë, depërtojnë me sukses përmes lëkurës, përmirësojnë punën e metabolizmit dhe eliminojnë dhimbjet. 

(Kosova Sot Online)