Përgatiteni eliksirin që përmirëson imunitetin, forcon muskujt dhe përshpejton metabolizmin

  • E.K /
  • 19 March 2024 - 10:52
Përgatiteni eliksirin që përmirëson imunitetin, forcon muskujt dhe përshpejton metabolizmin

Lloji i djathit "Quark" është lloj i djathit apo jogurtit të trashë, që vjen nga Gjermania dhe Austria. Përveç se kanë pak kalori, forcon sistemin imun, përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në ndërtimin e muskujve. Mund ta kombinoni me pemë, mjaltë, arra, çokollatë. Nëse dëshironi edhe ju të përgatisni një "quark" vendor, ju nevojiten përbërësit: - 2 gota qumësht me yndyrë; - ½ e gotës dhallë.

Së pari përgatiteni dhallë në një enë qumështi, duke shtuar një lugë lëng limoni. Pas dhjetë minutave në temperaturë të dhomës qumështi fillon të trashet ndërsa dhalla juaj është e gatshme për përdorim. Më pas në enë ngrohni dy gota qumësht me yndyrë, e hiqni nga zjarri dhe e lini të ftohet. Më pas në qumësht përzieni dhallë. Masën e fituar e lini të ftohet për 24 orë. Më pas masa që do e keni ngjason me jogurt.

(Kosova Sot Online)