Kardamomi ul shtypjen e gjakut, pastron veshkat

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 08:44
Kardamomi ul shtypjen e gjakut, pastron veshkat

Midis erëzave bimore, kardamomi (lat. Elettaria cardamomum) zë një vend të posaçëm, sepse përdoret me shekuj në të gjitha kuzhinat e botës, sidomos në Indi dhe Arabi. Edhe pse ekziston në ngjyrë të bardhë dhe të zezë, autentik konsiderohet vetëm i gjelbër, dhe pas shafranit është erëza më e shtrenjtë në botë. Në kuzhinën e Lindjes së Mesme, shpeshherë kardamomi kombinohet me karafil dhe kanellë. Pos se është i shijshëm, është edhe shërues. Ndihmon kundër të vjellave, e përdoret edhe te problemet urinare, pastron veshkat dhe ul shtypjen e lartë të gjakut. Ndihmon në detoksim, sidomos ju sugjerohet personave që pisë sasi të artë të kafesë.

Sugjerohet edhe kundër inflamacioneve të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbit. Ndikon mirë edhe te dhimbjet gjatë ciklit menstrual, në shërimin e astmës, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut në mushkëri. Çaji nga kardamomi dhe kanella qetëson inflamacionin e fytit dhe plogështinë që ndodh si pasojë e ftohjes dhe gripit. Mirëpo, mjekët popullorë theksojnë se nuk duhet tepruar me përdorimin e tij, sepse mund të vjen deri te shqetësimet dhe irritimet e organeve të tretjes. Sidomos gratë shtatzëna dhe fëmijët dhe ato gra që foshnjat i ushqejnë me qumësht gjiri, duhet të kenë kujdes.

(Kosova Sot Online)