Ilaçet kundër gërhitjes, që gjenden në shtëpinë tuaj

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 09:29
Ilaçet kundër gërhitjes, që gjenden në shtëpinë tuaj

Gërhitni aq shumë saqë edhe fqinjët kanë filluar të ankohen? Mos u brengosni, ekziston ilaçi.

Vaji i ullirit

Pini një lugë vaj ulliri para gjumit. Indi që pengon qarkullimin e ajrit dhe shkakton gërhitjen do të zbutet dhe nuk lëshon tingujt e gërhitjes.

Xhenxhefili

Krejt çfarë ju nevojitet është një pjesë xhenxhefil i freskët dhe disa lugë mjaltë. E pastroni dhe copëtoni xhenxhefilin, e hidhni në enë, pak ujë dhe e vloni për 5 minuta, e hiqni nga zjarri, e mbuloni dhe e lini për 5 minuta. Më pas shtoni mjaltin, përzieni mirë dhe e pini.

Ushqimi djegës

Për ushqimin pikant besohet se mund të ndihmon te gërhitja, me siguri pasi që ushqimet e tilla thajnë kanalet nazale dhe pamundësojnë grumbullimin e mukozës duke bllokuar sinuset.

(Kosova Sot Online)