Qumështi i dhisë zgjedhje e përsosur për shpirtin dhe trupin

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 08:51
Qumështi i dhisë zgjedhje e përsosur për shpirtin dhe trupin

Që një periudhë të gjatë kohore qumështi i dhisë jo vetëm se përdoret në ushqim, por edhe në shërimin e shumë sëmundjeve. Në vete përmban shumë proteina të pasura me aminoacide, vitamina dhe nuk përmban yndyra që vështirë treten. Jo vetëm se qumështi i dhisë është i lehtë për tretje në krahasim me atë të lopës, por përmban më pak laktozë. Në krahasim me qumështin e lopës, përmban më shumë vitamina (sidomos vitamina B6), minerale (sidomos kalcium), e përmban më pak kalori.

Është i shëndetshëm edhe për fëmijët menjëherë që kanë lënë gjirin e nënës. Është shumë ushqim i shëndetshëm për foshnjat dhe fëmijët, sepse nuk përmban sasinë e proteinave që nxitin reaksion alergjik te fëmijët. Për një kohë të gjatë qumështi i dhisë përdoret për forcimin e imunitetit, shërim dhe forcim të mushkërive, kundër tuberkulozes. Qumështi i dhisë mund të jetë edhe aleat kundër stresit. Përmban vitamina B1, B2, B6 dhe B12, e forcon sistemin nervor. Mjekësia popullore qumështin e dhisë ua sugjeron personave që kanë probleme me lukthin e ndjeshëm. Po ashtu, mos të harrojmë se edhe djathi i dhisë është preparat i fuqishëm dhe mbrojtës nga shumë sëmundje.

(Kosova Sot Online)