Ky çaj pastron mëlçinë dhe veshkat, zgjidh problemin me fryrjet në stomak

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 08:56
Ky çaj pastron mëlçinë dhe veshkat, zgjidh problemin me fryrjet në stomak

Vetitë shëruese të luleve të verdha njihen qëmoti. Madje edhe mjeku Oz këshillon se ky çaj nga rrënja e luleradhiqes mund të përdoret si shtesë e obligueshme për një detoksim brenda 49 orëve. Brenda kësaj periudhe kohore, mëlçia mund të hedhë jashtë helmet.

Hulumtimet shkencore kanë treguar se ky çaj ka efekt prej një diuretiku dhe ndihmon mëlçinë në hedhjen jashtë të helmeve nga organizmi. Hulumtimet tjera kanë dëshmuar se çaji nga rrënja e luleradhiqes ndihmon në zvogëlimin e qelizave kancerogjene, derisa qelizat e shëndetshme mbesin të paprekura. Në mjekësinë indiane, çaji nga kjo rrënjë e lules është përdorur për zbutjen e problemeve me veshka, fryrjen në stomak, sëmundjet e lëkurës dhe të urthit.

(Kosova Sot Online)