Nëse jeni të ftohur, shmangni këto ushqime dhe do të shëroheni më shpejt

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 09:51
Nëse jeni të ftohur, shmangni këto ushqime dhe do të shëroheni më shpejt

Marrë parasysh se është shpallur epidemia e gripit, mjekët na sugjerojnë se çfarë duhet të konsumojmë, por nuk na këshillojnë se çfarë duhet të shmangim.

KAFEJA Edhe pse të gjithë na këshillojmë të konsumojmë sa më shumë lëngje, kafenë duhet shmangur në masë të madhe. Marrë parasysh faktin se përmban kafeinë, shkakton dehidrim organizmit tashmë të dobësuar. Edhe nëse jeni adhurues i kafesë, shmangeni sa jeni të sëmurë.

PRODHIMET E QUMËSHTIT Prodhimet e qumështit në të shumtën e rasteve ndihmojnë nëse kemi probleme të caktuara shëndetësore - me frymëmarrje, kollë e tjerë. Mirëpo, shpeshherë parandalojnë apo frenojnë sekretimin e mukozës në organizëm, që në masë të madhe e shton kollën.

LËNGJET E PEMËVE Lëngjet e blera të pemëve nuk janë të mirë edhe kur jeni krejtësisht të shëndoshë, e lëre më nëse organizmi lufton me ftohjen. Këto lëngje përmbajnë sasi të madhe me sheqer, që lidhen për gjaku dhe "vjedhin" vitaminat nga trupi dhe kështu dobësojnë sistemin imun.

USHQIMET E SKUQURA Sikurse edhe për lëngjet e blera, e njëjta vlen edhe për ushqimin e skuqur - nuk është e shëndetshme as kur e konsumojmë kur jemi të shëndetshëm. Është përplot me aminoacide të ngopura, kështu që e dobësojnë sistemin e organizmit, që është dobësuar nga sëmundja.

USHQIMET E THARTA Mukozën tashmë të dëmtuar, ushqimet e tharta e irritojnë edhe më shumë dhe forcojnë simptomat e sëmundjes. Pra, perimet turshi dhe agrumet duhet shmangur. Më saktë, duhet t'i përzieni me lëngje të ngrohta dhe me mjaltë.

(Kosova Sot Online)