Ilaçi me dy përbërës që qetëson kollën

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 10:39
Ilaçi me dy përbërës që qetëson kollën

Sezoni i teshtitjes, fytit me dhimbje dhe kollës ka filluar. Nëse edhe ju jeni midis tyre, ju ofrojmë një recetë të shkëlqyeshme për shurupin shërues që mund ta përgatisni në shtëpi për më pak se 20 minuta. Ky shurup ka dy përbërës kryesorë, që zhbllokon sinuset, shëro kollën dhe ftohjen në afat rekord, derisa mund ta përdorin edhe fëmijët.

PËRBËRËSIT KRYESORË:

• 250 gramë qepë të freskët të copëtuar;

• rreth 125 gramë mjaltë.

Sipas dëshirës mund të shtoni:

• 1 lugë hudhër të grirë; • 1 deri 2 lugë rrënjë xhenxhefili, ose 1 lugë xhenxhefil pluhur.

UDHËZIMET:

1. Prejeni qepën dhe hidheni në një enë të vogël. Shtojeni mjaltin për ta mbuluar qepën (rreth 125 gr). 2. E lini të vlojë lehtë. Kur mjalti të jetë i lëngshëm uleni temperaturën. Enën e mbuloni. 3. Pas 20 minutave të vlimit të lehtë, hiqeni enën nga zjarri. Gjithë përbërjen e fituar nga kjo përzierje duhet ta derdhni në një enë të pastër prej qelqit. Shurupin e merrni po aq herë sa keni nevojë, por kurrsesi ta merrni më shpesh se çdo gjysmë orë. Doza: 1 lugë të vogël për fëmijët deri 10 vjeç dhe 1 lugë të madhe për fëmijët më të moshuar se 10 vjeç .

(Kosova Sot Online)