Në vend të shiritit ngjitës, qepa është më e shëndetshme

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 11:19
Në vend të shiritit ngjitës, qepa është më e shëndetshme

Vetitë shëruese të qepës janë mirë të njohura. E shërojnë ftohjen, ulin temperaturën, ndihmojnë në luftën kundër alergjive. Por sa mund ta përdorni edhe në këtë mënyrë, nuk e keni ditur. Pos se ju qet lotët, kjo perime ndalon edhe gjakrrjedhjen.

Ajo zëvendëson rolin e shiritit ngjitës. Në fakt, nëse jeni prerë, e afër nuk keni gjë tjetër për të ndalur gjakun, atëherë përcaktohuni për ushqimin më të mirë në kuzhinë, qepën. Mjafton ta qëroni qepën dhe t'ia hiqni shtresën e parë. Kjo është një lëkurë e hollë, dhe ngjitëse. Atë e aplikoni në vendin e lënduar, e më pas ngjitet për lëkurë,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot Online)