Përparësitë e qershisë

  • E.K /
  • 13 April 2024 - 15:22
Përparësitë e qershisë

Qershitë janë të ëmbla, freskuese dhe të shëndetshme. Fillimi i zezonit të qershive do të thotë edhe fillimi i verës. Qershitë nuk janë të yndyrshme, pa kolesterol dhe kripë. Disa hulumtime kanë treguar se qershitë mund ta nxisin shkrirjen e yndyrave, sidomos në hapësirën përreth barkut. Ato, po ashtu, do ta ulin nivelin e kolesterolit dhe triglecerideve. Po ashtu, rregullojnë sasinë e sheqerit në gjak, duke ulur rreziku për t'u shfaqur uria për ushqim.

Janë të shkëlqyeshme për parandalimin e mbipeshës dhe diabetit, tipi 2. Pos të tjerash, qershitë kanë ndikim antiinflamator, si dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e grumbullimit të pllakave në enët e gjakut dhe shfaqjen e droçkave. Rregullojnë kolesterolin në gjak, shtypjen e gjakut, si dhe ndihmojnë në kontrollin e sasisë në sheqer, që mund ta përmirësojë jetën e personave që vuajnë nga diabeti. Vetëm 30 mililitra lëng të qershisë, në periudhën kohore një orë para gjumit, mundet në masë të madhe ta përmirësojë cilësinë gjumit.

(Kosova Sot Online)